LAJMI I FUNDIT:

Tri shtete ballkanike ndalojnë fluturimin e Lavrovit për në Beograd

Tri shtete ballkanike ndalojnë fluturimin e Lavrovit për në Beograd

Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë ndaluar fluturimin e avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që do të vizitonte të hënën Beogradin, raporton Danas, përcjell Telegrafi,

Në të njëjtën kohë, zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ky i fundit do të takohet të hënën në orën 10 me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko.

Siç ishte paralajmëruar më parë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka planifikuar të vizitonte Serbinë më 6 dhe 7 qershor.


Kryeministrja serbe Ana Brnabiq deklaroi gjatë ditës së sotme se situata rreth mbërritjes së Lavrov në Beograd është “e komplikuar” dhe se Vuçiq po merret me logjistikën e udhëtimit të tij.

“Është vërtet e pabesueshme që situata në Evropë dhe në botë është e tillë që presidenti i një vendi duhet të merret me gjëra të tilla, siç është logjistika e udhëtimit të një ministri të jashtëm, që përcakton nëse ai do të vijë apo jo”, u shpreh Brnabiq.

Dy ditë më parë, Vuçiq , tha se vizita Lavrovit tashmë ishte planifikuar dhe se rezultati i vizitës ishte i pasigurt derisa të realizohet.

“Është e mundur që gjithçka të jetë mirë, dhe ka mundësi që të mos jetë. A është gjithçka e planifikuar, gjithçka është planifikuar”, u shpreh ai.

Ai shtoi se nuk e përjashton mundësinë që vizita e Lavrovit në Beograd, mund të rrezikojë vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Evropa
FSB-ja publikon pamjet kur vetura e kapitenit rus hidhet në erë në Krime, ishte pjesë e flotës së Detit të Zi që kreu sulme mbi ukrainasit

FSB-ja publikon pamjet kur vetura e kapitenit rus hidhet në erë në Krime, ishte pjesë e flotës së Detit të Zi që kreu sulme mbi ukrainasit

Evropa
Ministri gjerman i Mbrojtjes thotë se dëmtimi i kabllove nënujore ishte “sabotim”

Ministri gjerman i Mbrojtjes thotë se dëmtimi i kabllove nënujore ishte “sabotim”

Evropa
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Botë
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropa
Vrau 77 persona më 2011, norvegjezi Anders Breivik kërkon të lirohet me kusht nga burgu

Vrau 77 persona më 2011, norvegjezi Anders Breivik kërkon të lirohet me kusht nga burgu

Evropa
Kalo në kategori