Kombëtarja e Kosovës në tenis ka marrë tri fitore në po aq ndeshje në kuadër të grupit të katërt në Kampionatin Botëror ‘Davis Cup’ në tenis. 

Djelmoshat tanë triumfuan ndaj Shqipërisë, Isalndës dhe Lihtenshtajnit. 


Këto tri fitore që ata kanë marrë kanë bërë që Kosova të përufndojë në krye të grupit me bilanc të përgjithshëm të fitoreve 9:0. 

Kosova e përbërë nga Jasin Jakupi, Vullnet Trashi, Mal Agushi, Doni Gashi dhe Florent Limani, është pranë rikthimit në grupin e tretë, aty ku ishin edhe vitin e kaluar. 

Për të arritur këtë, tenistëve tanë iu duhet nesër (e shtunë) fitorja ndaj Andorrës në ‘Play Off’./Telegrafi/

telegrafi sport app