LAJMI I FUNDIT:

Trepça me mund mposht Kerasanin

Trepça me mund mposht Kerasanin

Skuadra e Trepçës ka arritur të shënojë fitore 84-71 ndaj Kerasan Prishtinës sonte në Prishtinë.

Ekipi mitrovicas gjatë pjesës së parë ka qenë në disavantazh, derisa luane pa 2-3 lojtarë të ekipit të parë ku theksohet mungesa e Valdrin Haxhiut, pastaj Arian Memetit dhe Artin Gashit.

Sidoqoftë, në pjesën e dytë, me një sulm gjithëpërfshirës ish kampionët e Kosovës kanë arritur të mposhtin Kerasanin dhe të triumfojnë në fund.


Korab Prekazi ka qenë më efikasi me 27 pikë te Trepça, derisa 21 pikë i ka shënuar edhe amerikani Kenny Rhymes, për fitore.

Te vendasit Etnik Peci me 15, pastaj Gashi me 13 dhe Muhadri me 10 pikë të shënuara.

Pas kësaj ndeshjeje, Trepça vazhdon të mbajë pozitën e katërt ndërsa ka bilanc prej 10 fitoreve e 9 humbjeve, derisa Kerasani ka regjistruar disfatën e 19 nga 19 ndeshje në Superligë.