LAJMI I FUNDIT:

Trepça ’89 fiton kundër Flamurtarit

Trepça ’89 fiton kundër Flamurtarit

Trepça ’89 ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll. 

Mitrovicasit kanë triumfuar para shikuesve të vetë në stadiumin Riza Lushta kundër Flamurtarit me rezultat 1:0.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, megjithëse te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit të parë në ndeshje.


Në të pestën minutë, Egzon Krasniqi goditi fortë topin, por e pret portieri i mitrovicasve, Beqiri.

Engjëll Hoti brenda dy minutave, në të 18-tën dhe 20-tën nuk arriti të mposht gardianin e prishtinasve, Flamur Nezirin.

Tre minuta pas fillimit të 45 minutshit të dytë, Hasan Hyseni arriti t’i kaloj në epërsi minatorët pas një goditje të bukur të topit.

Gëzim Rusi nuk arriti të dyfishoj rezultatin kur në të 63 minutë goditi shtyllën e djathtë vertikale të mysafirëve.

Lorik Maxhuni pothuajse nuk barazoi rezultatin në të 75 minutë, por pret ‘gardiani’ Arben Beqiri.

Tre minuta më vonë, Renato Hyshmeri i mitrovicasve gjuan me të majtën, por pranë portës së kuqezinjve.

Gjashtë minuta para përfundimit të takimit, Arbër Muja i vendasve shpërdoron një rast të pastër për gol derisa goditjen e tij e pret Neziri.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati raste për t’u veçuar dhe kështu ndeshja përfundoi në dobi të llapjanëve me rezultat 1:0.

Pas kësaj, Trepça 89 mbetet në pozitën e shtatë të renditjes tabelore me 32 pikë gjersa Drenica zë vendin e nëntë me 29 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori