Treni i linjës qarkulluese nga Peja ka goditur një automjet të tipit Mercedes, si pasojë një person është lënduar, që ka qenë ngasës i automjetit.

Ai menjëherë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm Rajonal të Pejës.


Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, në dalje të qytetit të Pejës (përballë fabrikës Mobile Dekor).

Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Nga aksidenti, kemi një person të lënduar, ngasësi i automjetit dhe që është jashtë rrezikut për jetë. Ka kaluar me lëndime të lehta fatmirësisht. Hetuesit e trafikut rajonal i kanë filluar hetimet e shkaqeve që kanë çuar tek ky aksident.”-deklaroi Ibra./Telegrafi/

87843501 217364776083218 7665789657195479040 n

88100917 424456481687318 3785227941516935168 n

87807403 194124115264795 934170573884358656 n