Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe 47 tjerë janë lënduar, kur një tren u përplas dhe u përfshi nga zjarri derisa po i afrohej stacionit të trenit në Kajro të Egjiptit.

Treni ishte nisur nga Alexandria, qyteti i dytë më i madh në Egjipt, për në kryeqytetin e Kajros, kur u përplas me një strukturë të betonit dhe në fund shpërtheu dhe u përfshi nga zjarri, transmeton Telegrafi.


Stacionit i trenit Ramses që konsiderohet si i frekuentuari në Egjipt, është mbyllur plotësisht pasi kishte shpërthyer zjarri, e hetues të shumtë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkakun që qoi në këtë aksident të tmerrshëm.

Mohammed Said, drejtor i spitalit të Kajros, ka deklaruar se numri i të vdekur mund të rritet, kurse pas përplasjes së trenit që kishte goditur drejtpërdrejt disa pasagjerë ishte ngritur një re e madhe tymi të zi.

Ndërkaq e përditshmja Al-Ahram, raporton se treni kishte goditur edhe një cisternë me karburant me ç'rast shpërtheu një zjarr i madh. E dëshmitarja okulare Mina Ghaly ka deklaruar për Reuters, së në atë moment po qëndronte në platformë kur treni me shpejtësi të madhe goditi barrierën e betonit. /Telegrafi/

1 267

2 103

3 84

4 61

5 54

6 49

7 37

8 31

9 28

10 22

11 22

12 18

13 16

14 13

15 10

16 8

17 7

18 6

19 6

20 6

21 5

22 5

23 3

24 3

25 3

26 3

27 2

28 2

29 1

30 1

31 1