Yjet e njohura kanë gjetur një mënyrë të re për të fituar vëmendje në Instgram.

Në trendin e ri të Instagramit, yjet janë duke u “zhveshur” për të ngrënë pica, transmeton Telegrafi.


Përderisa disa pozojnë me rriska të picës në të brendshmet e tyre, disa tjera fotografohen duke e shijuar ushqimin në shtrat.

Iggy Në foto: Iggy Azalea

Iggy Azalea dhe Bella Hadid janë në mesin e yjeve që janë bërë pjesë e këtij trendi.

bella Në foto: Bella Hadid

Edhe ish- anëtarja e jurisë së “X Factor”, Tulisa i është bashkuar këtij trendi, duke pozuar me një picë gjigante në dhomën e hotelit ku po qëndronte gjatë një udhëtimi në Amerikë.

Tulisa Në foto: Tulisa