Superylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme saqë shumëkush e përfshin në listën e më të mirëve në histori.
Mirëpo, të gjitha arritjet dhe suksesi i tij janë përcjellë me pikëllim, ndërsa fëmijëria e tij nuk ishte e aq e mirë për shkak të babait alkoolist, i cili nuk i përjetoi sukseset e mëdha të CR7.
Babai i tij, Jose Dinis Aveiro, ndërroi jetë në vitin 2005 si pasojë e sëmundjes së mëlçisë, kur Ronaldo ishte 20 vjeçar, dy vite pasi kishte shkuar te Manchester Unitedi.

Ndërsa në një intervistë që e ka dhënë ditë më parë për emisionin e Piers Morgan, 34-vjeçari kishte shpërthyer në lot kur i është treguar një video e babait të ndjerë teksa fliste me krenari për të.
Jeta e ushtarit

Jose Dinis Aveiro ishte detyruar të bënte shërbimin ushtarak dhe kishte marrë pjesë në një luftë për të parandaluar Angolën që të pavarësohej nga Portugalia.
Ishte një luftë që u humb, ndërsa ai dhe bashkëluftëtarët e tij kishin përjetuar momente shumë të vështira. Kushtet e jetesës ishin shumë të rënda, derisa ushtarët kishin mbetur të uritur kur furnizimet kishin mbërritur të kalbura.
Akoma më keq, në kamp ishin përhapur sëmundje infektive, saqë shumë ushtarë mbetën të shtrirë në krevate duke vuajtur nga malaria, dridhjet, temperatura – që i kishte lënë të palëvizshëm për disa javë.
Meqenëse uji nga lumi pranë nuk ishte i pijshëm, ata kishin jetuar duke pirë një birrë të Angolës, sepse ishte aq nxehtë, saqë etja ishte e papërballueshme.
Të gjitha këto, ndikuan shumë në gjendjen fizike dhe mendore të Aveiros, i cili u kthye në shtëpi i rrënuar pasi kishte shërbyer për atdheun.
Jeta e re

Pasi qëndroi për 13 muaj në Afrikë, ku kishte luftuar edhe në Mozambik, Aveiro u kthye në një Portugali që kishte ndryshuar. Duke qenë se vendi kishte shpenzuar shumë para në luftë, kishte pësuar një rënie të madhe ekonomike.
Në Madeira nuk kishte punë, ndërsa babi i Ronaldos ishte i varfër, teksa miqtë i blinin birra nëpër kafene, pasi e respektonin për faktin që kishte qenë në luftë.
Miku dhe bashkëluftëtari i tij, Jose Manuel Coelho, ka thënë për ESPN: “Veteranët e luftës nuk kishin para e as punë. Padyshim se kur e shor Ronaldon më kujtohet babai i tij”.
“Ai kishte probleme dhe nuk kishte asgjë për të ngrënë, prandaj u dha pas alkoolit. Miqtë i blinin pije. Nuk kishte para. Nuk hante sa duhet”.
Njeriu i fanellave

Babai i CR7 u bë kopshtar dhe pastaj fitonte të hyrat duke punuar si ekonom për Andorinhan, një klub me bazë në paralagjen Funchal të Santo Antonios.
Puna e tij ishte që ta pastronte zhveshtoren dhe të sigurohej që fanellat e të gjithë lojtarëve të laheshin.
Ai e siguroi punën sepse aty luante Ronaldo, ndërsa bashkëlojtarët e ngacmonin djalin e tij për punën e keqe të babait. Kjo gjë e bëri futbollistin që ta donte më shumë suksesin dhe t’u dëshmonte se ishte i pashkatërrushëm.
Në ndërkohë, Aveiro shihej shpesh duke pirë alkool me orë të tëra në një lokal të vogël të klubit.
I rrënuar nga alkoolizmi

Pas abuzimit me alkool për vite të tëra, Aveiro u bë i varur nga pija. Në shtator të vitit 2005, ai ndërroi jetë në Londër nga sëmundja e mëlçisë në moshë 51 vjeçare.
Ronaldo provoi gjithçka që ta mbante gjallë babanë e tij, mirëpo as të gjitha paratë në botë nuk mund t’ia shpëtonin jetën.
Lojtari i qëndroi pranë babit të tij kur vdiq dhe i premtoi se do të bëhej futbollisti më i mirë në botë. Ai asnjëherë nuk e shkeli premtimin, por fatkeqësisht babai i tij nuk e përjetoi suksesin e të birit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mes raportit të tensionuar, Egli i drejtohet Gjestit: Nuk mund të të mbrojë ai që të ka vrarë

Gjesti tregon se si ka hyrë në dhomë të rrëfimit dhe po e lëshonte shpirti prej ngarkesës së madhe

Leonora Jakupi shihet e mërzitur në homazhet për babanë e ish-presidentit Thaçi

Habit Gjesti: Po më thërret Vëllai i Madh e po më thotë mos e ngacmo Vserlon se e di që do të nxjeri me zarf të zi

Vazhdon rënia - Egli Tako humb 22 mijë ndjekës për tri ditë në Instagram

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren