LAJMI I FUNDIT:

Tre vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë

Tre vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë

Sot mbushen tre vjet që kur kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev dhe kryeministri bullgar, Boyko Borissov nënshrkuan Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, bashkëpunim dhe miqësi.

Pë të shënuar këtë ditë, Zaev sot theksoi se marrëveshja pasqyron vullnetin politike për progres dhe zgjidhjen e kontesteve të hapura, ndërsa te marrëveshja është bërë një hap historik, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Krijuam model me çka vendosëm të kaluarën e përbashkët si themel për një të ardhme dhe jetë më të mirë për qytetarët tanë. Perspektivat e Marrëveshjes me Bullgarinë, dhe më vonë edhe të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, na sollën anëtarësimin në NATO, procedurë të hapur për bisedime për anëtarësim me BE-në,por edhe bashkëkryesim të Procesit të Berlinit për sivjet, me çka për herë të parë një vend jo-anëtar i BE-së, ndërmerr pozitë udhëheqëse në këtë program rajonal të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Ky sukses u shndërrua inspirim dhe model për bashkëpunim për rajonin dhe më gjerë, ndërsa populli maqedonas dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut vërtetuan aleatët më të afërt të rrugës evropiane dhe progresive për një të ardhme më të mirë”, shkruan Zaev.


Sipas Zaev, marrëveshja e nënshkruar tre vite më parë i udhëzon qeveritë e dy vendeve të përkushtohen maksimalisht në realizimin e perspektivave për zhvillim të marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Marrëveshja u nënshkrua në gjuhën bullgare dhe maqedonase, dhe parasheh mbështetje bullgare në përpjekjet euro-atlantike të Maqedonisë në BE dhe NATO, bashkëpunim në plan bilateral, avancim të transportit, lehtësim të doganave dhe vendkalimeve. Poashtu marrëveshja formoi edhe në komision të përbashkët për çështje historike dhe arsimore./Telegrafi/

https://www.facebook.com/zaevzoran/posts/10158905357077932

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori