Tre vjet nga luftimet në Kumanovë, dyshimet dhe paqartësitë vazhdojnë të mbesin

Edhe tre vjet nga ngjarjet në Lagjen e Trimave që qytetin e Kumanovës, më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, mbeten dyshimet mbi atë që kishte ndodhur në këtë lagje të banuar me shqiptar.
Në luftimet dyditore që kishin tronditur jo vetëm këtë qytet dhe Maqedoninë, por edhe rajonin më të gjerë, kishin humbur jetën 18 persona, prej tyre 8 policë dhe 10 pjesëtarë të një grupi të armatosur që prezantohej si Ushtria Çlirimtare Kombëtare, të gjithë shtetas të Kosovës, të cilët pretendonin se luftimet i kishin nisur për të sensibilizuar opinionin për të shkak të pozitës së rëndë të shqiptarëve në Maqedoni.
Tridhjetetetë pjesëtarë të grupit ishin arrestuar, 8 prej të cilëve janë dënuar me burgim të përjetshëm, 4 janë liruar ndërsa të gjithë të tjetër janë dënuar me 746 vjet burg. Njëzetetre nga të dënuarit, po ashtu janë shtetas të Kosovës ndërsa në mesin e të tjerëve ka edhe shtetas të Shqipërisë. Një nga të dënuarit me 14 vjet burg, Irfan Lutfiu është banor i Kumanovës, në shtëpinë e të cilit ishte përqendruar grupi i armatosur, por babai i tij, Liman Lutfiu, thotë se djali i tij është i pafajshëm ndërsa tërë rastin e quan të orkestruar nga shërbimet sekrete.
“Unë e di që ai s’ka faj, unë e njoh djalin tim. Ky djalë nuk është për t’u dënuar. Ky vetëm ka parë interesin e vet, ka dy fëmijë dhe ka punuar si berber në lokalin e vet. Le të pyesin gjithë Maqedoninë nëse ky ka bërë diçka, por unë garantoj me kokë se ky s’ka bërë asgjë. Ky është i pafajshëm, ndoshta kjo do të vonojë, por do të del në shesh”, thotë Lutfiu.
Artene Ademi, avokate e të dënuarve, thotë po ashtu se rasti është i montuar për qëllime të pushtetit të kaluar dhe se këtë sipas saj e ka konfirmuar edhe kryeministri aktual, Zoran Zaev.
Ajo, gjithashtu flet për gjendjen e rëndë shëndetësore të të burgosurve të cilët tani tre vjet ndodhen në paraburgim.
“Të akuzuarit ende gjenden nëpër paraburgime, në kushte jashtëzakonisht të rënda. Për tre vjet, një pjesë e tyre janë nëpër qeli, në vetmi dhe gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë. Sa i përket procesit gjyqësor shpresojmë se me ankesat tona do të arrijmë që vendimi të prishet dhe të kthehet në rigjykim, për shkak se ende nuk janë zbardhur çështjet kyçe për rastin e Kumanovës, e posaçërisht pas deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev, i cili na informon se posedon material për këtë rast. Në një situatë të tillë Prokuroria Speciale duhet të dalë me një vendim të qartë se a mundet që ky rast të kalojë në kompetencë të saj”, thotë Ademi.
Autoritetet e Kosovës, sikur edhe partitë politike shqiptare në Maqedoni, disa herë kanë kërkuar hetim ndërkombëtar të rastit, që e vërtetë të dalë në shesh, apo të zbardhen implikimet e mundshme të shërbimeve sekrete, sipas tyre.
Avokati Naser Raufi thotë se për momentin nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim, ndërsa kritikon zvarritjen e lëndës nga gjykata themelore e Shkupit duke i pamundësuar palës mbrojtëse ankimimin e vendimeve në instancat e larta gjyqësor.
“Deri tani nuk kemi informata nëse ndërkombëtarët kanë ndërmarr diçka për këtë rast. Ne kemi kërkuar ndihmën e tyre që të formojë ekipe në kuadër të Prokurorisë për krim të organizuar, por ende nuk kemi një përgjigje. Ne si palë mbrojtëse do të reagojmë në Gjykatës Supreme për shkak të zvarritjes së lëndës në Gjykatën Themelore, pasi nuk ka ndodhur që edhe gjashtë muaj pas shpalljes së vendimit, lënda për arsyeje banale të mospërkthimit të qëndron në këtë gjykatë. Mendoj se Gjykata Supreme do t’i japë një dinamikë këtij rasti pasi janë kapërcyer të gjitha afatet”, thotë Raufi.
Kryeministri Zoran Zaev duke folur për trevjetorin e ngjarjeve në Kumanovë thotë se mbështet hetimin ndërkombëtar, por sipas tij kjo nuk mund të ndodhë pa përfunduar procedurat gjyqësore në Maqedoni.
“Kemi thënë që në fillim se Qeveria është e gatshme për hetim ndërkombëtar të rastit. Duke u nisur nga dispozitat ligjore në Maqedoni, hetimi ndërkombëtar nuk mund të bëhet derisa rasti ndodhet në procedurë gjyqësore. Duhet rasti të marr epilog përfundimtar që më pas të mund të kyçen ekspertët ndërkombëtarë”, tha Zaev.
Nga luftimet e para tre viteve në Kumanovë, ishin shkatërruar mbi 60 shtëpi, shumë familje ishin shpërngulur tek të afërmit e tyre. Deri në ngritjen e shtëpive të tyre me fonde të Qeverisë dhe të organizatave të ndryshme, ata kanë mbijetuar nga ndihmat e njerëzve human që vinin nga të gjitha trevat shqiptare dhe shtetet perëndimore ku ata jetojnë./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?