Një mori detajesh të reja në lidhje me tre Tesla Roadsters të gjeneratës së parë të gjetura të braktisura në kontejnerë transporti në Kinë janë shfaqur dhe ato zbulojnë disa fakte shumë interesante.


Screenshot 10

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një ankand online për të tri veturat u hap në fillim të majit dhe tashmë ka tërhequr mjaft interes, aq sa një ofertë e lartë prej 2 milionë dollarësh u vendos për të tre më 30 maj.

Screenshot 12

Madje, siç pretendojnë mediat, tre Tesla Roadsters të rinj të braktisur në Kinë u blenë nga një prodhues makinash tashmë i falimentuar.

Screenshot 9

Në fillim u mendua se një nga Roadsters ishte një model bazë ndërsa dy të tjerët ishin variante Sport, por që atëherë është zbuluar se të tre janë modele Sport.

Screenshot 11

Që nga 24 maji, shitësi, Gruber Motors, zbuloi gjithashtu se një numër i madh pjesësh u gjetën në kontejnerët e transportit. /Telegrafi/