LAJMI I FUNDIT:

Tre shtetas të Maqedonisë arrestohen në Kroaci me 6.5 kilogramë heroinë

Tre shtetas të Maqedonisë arrestohen në Kroaci me 6.5 kilogramë heroinë

Tre shtetas të Maqedonisë janë në paraburgim, pasi të martën në vendkalimin kufitar në Sllavonski Brod kanë tentuar të kontrabandojnë pothuajse 6.5 kilogramë heroinë, çmimi i së cilës vlerësohet të jetë mbi 100.000 euro. informoi sot policia kroate.

Gjatë kontrollit kufitar, policia të martën në orën 19 ka dyshuar në lejen e vozitje së personit 40-vjeçar që ka drejtuar veturën me targa të Maqedonisë. Në veturë kanë qenë edhe dy shtetas të Maqedonisë, një burrë 40 vjeçar dhe një grua 30 vjeçare, përcjell Telegrafi Maqedoni

Policia ka konstatuar se leja e vozitjes është e falsifikuar dhe së bashku me doganierët kanë filluar të kontrollojnë veturën, meç’rast në pjesën e poshtme janë gjetur paketa të dyshimta.


“Me urdhër të Gjykatës së Zhupanit është kryer bastisja e veturës, ku janë gjetur 24 paketa, me gjithsej 6.449 gramë heroinë, për të cilin supozohet se është dedikuar për tregun e Evropës Perëndimore”, thuhet në kumtesën e policisë kroate.

Të gjithë janë arrestuar dhe kundër tyre është ngritur padi penale për shkak të prodhimit të paautorizuar dhe qarkullim të mjeteve narkotike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori