Një numër i madh institucionesh kanë mbetur me ushtrues detyre. Një prej tyre është edhe Avokatura Shtetërore. Pavarësisht, se ishin hapur tre konkurse për pozitën e Avokatit të përgjithshëm shtetëror, që të tria kanë dështuar, ndërsa mbajtja e pozitës së ushtrueses së detyrës për më shumë se një vit, po konsiderohet në kundërshtim me ligjin.
Për më shumë se një vit, Fitore Gajtani është ushtruese e detyrës në një prej agjencive të Ministrisë së Drejtësisë.
Bëhet fjalë për pozitën e Avokatit të Përgjithshëm në Avokaturën Shtetërore.
Gajtani ka mbetur në këtë pozitë, pasi që tre konkurse për Avokatin e Përgjithshëm, kishin dështuar.
“Nga periudha e caktimit të pozitës me zëvendësues ka pasur konkurse, deri më tani kanë qenë tre (3) konkurse të hapura publike, por për të dhëna të sakta, kompetente është MPB – Departamenti për Menaxhimin e Zyrtareve Publik, sepse ata janë përgjegjës për zhvillimin e procedurave të rekrutimit për pozita të larta drejtuese”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.
Por sipas Gëzim Shalës nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mbetja me ushtrues detyre për një periudhë të tillë, është në kundërshtim me ligjin.
“Është e përcaktuar që një ushtrues detyre mund të qëndrojë në pozitë brenda afatit gjashtë muaj, çdo ditë e qëndruar më shumë konsiderohet shkelje e ligjit. Ky afat është lënë sepse është konstatuar se brenda këtij gjashtë mujori institucioni vetëm se e zgjedh drejtuesin”.
E sipas avokatit Ardian Bajraktari, që dikur ka qenë pjesë e Ministrisë, për shkak të rëndësisë së kësaj pozite, rekrutimi duhet të ndodhë sa më shpejt.
“Ky është një institucion tepër me rëndësi andaj rekrutimi i pozitës së re për të ushtruar këtë funksion besoj që duhet të jetë një nga obligimet që duhet ta ketë Ministria për faktin që avokatura shtetërore është institucion tepër me rëndësi i cili merret me mbrojtjen e institucioneve qeveritare në procedura gjyqësore dhe në arbitrazhe”, ka deklaruar tutje Bajraktari/RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Askush nuk paraqitet të punojë në administratën publike për 25.000 denarë

Rritet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoninë e Veriut

Mbrojtja e të dhënave personale, mbahet trajnimi për forcimin e kapaciteteve të zyrtarëve të institucioneve publike

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?