Janë zbardhur bisedat e telefonike të grabitësve që hynë më9 prill në pistën e Rinasit me një person të gjashtë, i cili qëndronte në parkingun e Aeroportit dhe orientonte grabitësit për lëvizjet brenda pistës por edhe jashtë.
Policia është vënë në kërkim të kordinatorit, i cili deri më tani nuk është identifikuar, ndërsa dy numrat e telefonit që u përdorën nga grabitësit rezultojnë të jenë blerë në treg të zi dhe janë regjistruar në emër të dy të moshuarve që nuk kanë lidhje me grabitjen, por u është përdorur identiteti për blerjen e numrave.
“Po lëviz Policia”, ka qenë telefonata e koordinatorit drejt grupit që po kryente grabitjen e 5.7 milion eurove në pistë, ndërsa nga analizimi i qelizave telefonike rezulton se kjo telefonatë nga numri i personit në kërkim drejt telefonit të grupit, është fiksuar nga antenat që ndodhen pranë aeroportit çka ka bindur hetuesit se ai ka ndjekur dhe koordinuar veprimet.
Ndërkohë që nga të dy numrat e telefonit, hetuesit kanë rigjeneruar vetëm këto biseda dhe nuk rezulton që këto telefona të jenë përdorur më parë.Sa i përket tre furgonave të përdorur në grabitje, rezulton se që të tre janë vjedhur në Kosovë dhe pasi kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri u është ndryshuar numri i shasisë dhe u janë vënë targa false.
Nga analizimi tre mjeteve, dy Mercedez Vitto të djegura dhe një Chervolet model amerikan, hetuesit kanë siguruar edhe prova të tjera që po ekzaminohen që mund t’i lidhin me grabitësit e përfshirë.
Më 9 prill 5 persona hynë në pistën e avionëve në aeroportin e Rinasit, me një furgon të modifuar me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, ndërsa njëri prej grabitësve, që dyshohet të ketë qenë ndër organizatorët, Admir Murataj, u vra nga policia gjatë shkëmbimit me armë zjarri teksa grabitësit po kalonin thasët me para në një furgon të dytë me të cilin u arratisën në një rrugë dytësore pranë aeroportit.
Deri më tani janë arrestuar disa persona që kanë qenë në pistë, bashkëpunëtorë të tyre, dhe personi që modifikoi furgonin Alkond Bengasi që është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë dhe ka zbërthyer thuajse të gjithë grupin. Në kërkim janë vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, Talo Çela, Aleks Pepa dhe dy ish efektivë policie, një mashkull dhe një grua.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli Gjyqësor: Masa edukative ndaj Vasil Jovanovit është në përputhje me ligjin, nuk ka anshmëri nga gjyqtarja Daniella Aleksovska Stojanovska

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t’i japë leksione SHBA-së

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe