Tre persona, që thuhet se janë fëmijë, kanë gjetur vdekjen nga zjarri në një shtëpi ferme në Wiggen, Lucern të Zvicrës, të hënën mbrëma.

Përveç tyre, mediat raportojnë se edhe tre të rritur kanë pësuar lëndime.


Sipas mediave zvicerane, përcjell Telegrafi, zjarri u raportua në polici në orën 1:20 të mëngjesit, tha Yanik Probst, zëdhënës i policisë së Lucernit.

Kur mbërritën shërbimet e urgjencës, një shtëpi dhe një hambar bashkëngjitur ishin djegur plotësisht.

Ndërkohë bëhet e ditur se shërbimet e urgjencës i gjetën tre të rriturit para shtëpisë së djegur.

Screenshot 15 28

Për shkak të rrezikut të shembjes, departamenti i zjarrit nuk ishte në gjendje të kërkonte për tre fëmijët e zhdukur në ndërtesë, tha Godi Studer, komandant i departamentit të zjarrfikësve Escholzmatt-Marbach.

Screenshot 16 22

Por sipas policisë, tre fëmijët ishin gjashtë, shtatë dhe nëntë vjeç – duke mos treguar për marrëdhëniet e tyre familjare – edhe pse supozohet se ata janë vëllezër e motra.

Screenshot 14 24

Sipas policisë së Lucernit, të plagosurit rëndë janë të moshës 36 dhe 43 vjeç. Ata u dërguan në spital me helikopterë – ndërsa e plagosura lehtë është një 38- vjeçare.

Sipas autoriteteve, shtëpia ishte një fermë e vjetër prej druri dhe një hambar ishte “i ngjitur me të“.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende. /Telegrafi/