Halabak nuk është një fjalë e bukur, sidomos kur përdoret ndaj të rinjve. Të rinjtë e revoltuar mund të jenë shumë gjëra, por jo halabakë. Për më tepër të rinjtë që protestojnë në një vend ku protesta është zakonisht një tabu, nuk mund të jenë halabakë.
T’i akuzosh me sinonimin e rrugaçërisë, kur iu ke mbyllur të gjitha hapësirat në të cilat të shfaqin liritë dhe potencialin e tyre, ndërsa oferta e vetme që ke për ta është gishti i drejtuar ndaj derës, është një poshtërsi e pashoq. Për më tepër kur ky epitet del nga goja e të parit të qeverisë dhe përsëritet në kor nga fatosat e tij mediatik. Akoma më e rëndë është të shohësh lëmishten te syri i tjetrit, por të mos shohësh traun tek i yti.
Sepse, të përdorësh termin halabak për shkak të xanxës që të rinjtë krijuan për pak ditë në kryeqytet, por të mos shohësh zezonën që ke sjellë në këtë vend, është minimalisht hipokrizi. E nëse termin halabak do ta përdornim në raport me dëmet e shkaktuara ndaj publikes dhe interesit të përgjithshëm, në podium do të ngjiteshin padyshim pushtetarët dhe jo qytetarët e revoltuar.
Për t’ia veshur këtë term pushtetarëve, pra qeverisë aktuale, na vjen në ndihmë raporti më i fundit i Transparency International. Nuk është i pari dhe i vetmi raport ndërkombëtar që tregon kalbësinë e qeverisjes, megjithatë vjen në kohën e duhur. Kur shkatërruesit e shtetit ligjor i japin të drejtën vetes të kthehn në akuzues të qytetarëve. Në raport flitet për kapje të shteti dhe pasurim të politikanëve. Flitet për klientët e qeverisë, për të cilët bëhen ligje apostafat, dhe rrugët e florinjta që kutërbojnë korrupsion. Përmenden me emra ‘delfinët’ e kryeministrit, Dako dhe Tahiri, bashkë me ortakët e tyre të botës së krimit. Një korrupsion që mundëson kapjen e shtetit, për ta vendosur ekonominë e një kombi në duart e pak privatëve.
Dhe e gjithë kjo ndodh në një moment mjaft të veçantë të historisë së pluralizimit. Kur i gjithë pushteti është në dorën e një individi, i cili në zgjedhjet e mëparshme kishte kërkuar një mandat i vetëm në drejtimin e vendit, për të mpakur mundësinë e korrupsionit duke i dhënë monopolin e asaj që është gjëja publike, por që në mënyrë profetike u quajt tepsi. Ashtu përfundoi. Klimaksin e korrupsionit Shqipëria po e kap nën hegjemoninë e Edi Ramës. Ai nuk e ka zakon pranimin e gabimeve apo mëkateve, megjithatë makutëria për pushtet dhe akumulimi i gjithçkaje në duart e tij, e ka lënë në pamundësi për t’u fshehur pas të tjerëve. Për ta thënë në mënyrë më popullore, i ka mbetur derri mac në dorë.
Nuk ka asnjë pengesë për të luftuar korrupsionin, prej vitesh ka edhe gurin edhe arrën. Nuk ka as kë të fajësoj, pasi qeveris krejt i vetëm dhe mund të bënte zap këdo që dëmtonte interesin publik. Nuk e bëri. Përkundrazi, u zhyt, bashkë me ortakët e tij, në thellësinë e pisët të shpërdorimit të pushtetit. Prandaj, raportet ndërkombëtare, që marrin trajtat e pretencave, e gjejnë Edi Ramën fajtor të vetëm për rrokopujnë e shteti ligjor si dhe rritjen marramendëse të korrupsionit.
Kështu që, një shoqëri normale, përpara se të shqetësohet për një pemë plastike, duhet të mos toleroj që një kryeministër në këto pozita, të cilësoj të rinjt si halabakë. Jo vetmë për modelin që ka frymëzuar me prurjet e tij në politikë, por edhe për dorën e rëndë me të cilën po bën shkrumb e hi të përbashkëtën, për ta ndarë me kacakët e publikes. Sepse ndryshe nga protestat, korrupsioni, nuk djeg një pemë apo një semafor, por demokracinë. Dhe gjithçka të mirë ajo sjell.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU përfol se ka qenë i martuar? Zbulohet e vërteta e Gjestit - bashkëjetesa e tij katër vjeçare me një vajzë të quajtur Diellza
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Deco mposht Real Madridin për top yllin evropian - marrëveshja cilësohet e përfunduar
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama