Transformimi interesant i Jason Momoas në reklamën e re: I shkurtë, i hollë dhe tullac

I njohur për gjatësinë e tij, flokët e shumta dhe trupin muskulor plot tatuazhe, Jason Momoa i ka zhgënjyer disa fansa me paraqitjen e tij në një reklamë për fushatën "The Rocket Mortgage" që u emetua gjatë kohës së Super Bowl. Reklama që përçon mesazhin se është më komode të qëndrosh në shtëpi, e shfaq aktorin duke hyrë në shtëpinë e tij, i ndjekur nga paparacit. Pasi hyn në shtëpi, ai i heq këpucët dhe bëhet më i shkurtë, duke aluduar se për shkak të tyre është aq i gjatë.
Më pastaj, duke ecur nëpër shtëpi “i heq” muskujt, fillimisht krahët pastaj barkun dhe gjoksin duke u bërë i hollë. Pasi ulet “i heq” edhe flokët duke u bërë tullac dhe fillon të luajë në kitarë. Në fund, shfaqet edhe gruaja e tij, Lisa Bonet, e cili i ndihmon ta ngrejë shufrën pa pesha. Përdorues të shumtë të rrjeteve sociale kanë reaguar ndaj kësaj reklame duke thënë se u jep ndjenjë të pakëndshme. /Telegrafi/
https://twitter.com/youngreptilian6/status/1224122587489480704
https://twitter.com/IvankaCrunk/status/1224123163128123392



























































