Përfaqësuesja e Kosovës çdo ditë e më shumë po shënon rritje në vlerë, fal formës fantastike të lojtarëve tanë që luajnë nëpër Evropë.Transfermarkrt që merret me vlerën e çdo lojtarit nëpër botë, ka përditësuar së fundmi edhe vlerën e lojtarëve tanë.

Milot Rashica që luan aktualisht të Werder Bremeni, është lojtari me vlerën më të lartë nga lojtarët e ‘Dardaënevë’, me 35 milionë euro.


rashica

Pas tij vije sulmuesi i Fenerbahces, Vedat Muriqi, që ka një çmimi prej tetë milionë euro, e një milionë më pak e ka Florent Hadërgjonaj.

Kapiteni i Përfaqësueses, Amir Rrahmani është në vlerën e gjashtë milionëve, ndërsa pas tij renditen, Arbër Zeneli, Bersant Celina e Valon Berisha me pesë milionë euro.

Një rritje në vlerë ka shënuar edhe Idriz Voca, që ka kapur vlerën e katër milionë eurove në tregun e transferimeve. /Telegrafi/

lo Foto: Transfermarkt/psc

telegrafi sport app