Interi duhet ta largojë sa më parë Matteo Politanon në mënyrë që ta transferojë Olivier Giroudin.

Lojtari ishte shumë afër që të kalonte te Roma, por në minutat e fundit transferimi i tij dështoi.


Nga kjo marrëveshje e dështuar në mes të dy skuadrave dhe transferimi i sulmuesit francez tani është komplikuar.

giroud 1

Interi është i gatshëm t'i paguajë Chelseat 4.5 milionë euro për ta transferuar fituesin e Kupës së Botës.

Giroud pritet të fitojë një kontratë për një vit e gjysmë, e që do të kalojë nëpër një situatë të njëjtë si te The Blues.

Lojtari kërkon të luajë standard, por që tani aty është Romelu Lukaku që po shkëlqen. /Telegrafi/

telegrafi sport app