Shoferi i paemëruar është ndaluar nga forcat e rendit në Cumbria të Anglisë, pasi kishte hyrë në një zonë ku nuk lejohet vozitja e traktorit.

Për më keq, ai ishte i dehur dhe kishte dyshim se mund të jetë nën ndikim të ndonjë droge, transmeton Telegrafi.


“Shoferi i këtij kamioni, ishte nisur i dehur në mes të natës për të blerë pica”, ka qenë përshkimi i fotografisë që e postuan policët.

Me foto 2 Traktori i shoferi të dehur

Derisa mjeti është konfiskuar përkohësisht, ai pritet t’i nënshtrohet testeve adekuate dhe të lirohet me kusht deri në një vendim tjetër.

“Sigurisht ka qenë një picë shumë e madhe”, ka qenë një nga komentet e shumta për këtë ngjarje. /Telegrafi/