LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i ri solli pajisje të çuditshme, portierët e Liverpoolit mbajnë syze speciale gjatë stërvitjes

Trajneri i ri solli pajisje të çuditshme, portierët e Liverpoolit mbajnë syze speciale gjatë stërvitjes

Me trajnerin e ri të Liverpoolit, Arne Slott, në Anfield kanë mbërritur metoda të reja pune dhe shumë janë habitur kur panë pajisjet e pazakonta që portierët mbajnë gjatë stërvitjes.

Janë publikuar fotot e portierit të Reds me syze të çuditshme gjatë stërvitjes dhe shumë shpejt ka ardhur një shpjegim se për çfarë bëhet fjalë.

Gjegjësisht, syzet e sjella nga ekipi i Slot kanë për qëllim të përmirësojnë reagimet e portierëve, koordinimin e syve dhe duarve të tyre, si dhe aftësitë teknike, sepse zvogëlon sasinë e inputit ndijor, domethënë futjen e informacionit gjatë stërvitjes.


Syzet janë prodhuar nga kompania amerikane Swivel Vision dhe ato kufizojnë shikimin periferik të përdoruesit dhe e detyrojnë atë të ndjekë sinjalet zanore.

Në themel të tyre, syzet u prodhuan me idenë për t’i bërë sa më sfiduese portierit arritjen e topit në stërvitje, në mënyrë që kjo punë t’i ishte më e lehtë gjatë ndeshjeve.

Meqë ra fjala, mbrëmë (e premte) Liverpooli luajti një ndeshje përgatitore “prapa dyerve të mbyllura”, dhe u mposht 1-0 nga skuadra e Prestonit, e i cila garon në Championship.

Liverpooli do të luajë ndeshjen e parë zyrtare më 17 gusht, kur do të presë të sapoardhurit Ipswich Town në xhiron e parë të Ligën Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Kalo në kategori