Edhe Lionel Messi di t’i përjetojë rëndë humbjet. Një të tillë e kishte kundër Kilit me Argjentinën në finalen e vitit 2016 në Copa America.

Elvio Paolorosso, që punonte me Gerardo Martinon, si trajneri i fituesit, tregon një moment të rëndë se si Messi i përjeton humbjet.


"Në dhomat e zhveshjes ishte e vështirë dhe e dhimbshme, por më e keqja nuk kishte ardhur”.

messi 1

"Në 2:00 të natës, aty diku, shkova në depo dhe aty e gjeta Leo [Messi], plotësisht i vetëm”.

“Qante si një fëmijë që e humb nënën e tij”.

"Ishte i shkatërruar dhe askush nuk mund ta ngushëllonte atë. Ia dhashë një përqafim dhe pimë pak verë bashkë”.

messi 3

"Kam punuar me Messin te Barcelona dhe Argjentina dhe kam vetëm fjalë të mira për sjelljen e tij”.

“Ai gjithmonë punon mirë, pa marr parasysh se a është fusha e fortë apo e butë”, ka thënë Paolorosso. /Telegrafi/

telegrafi sport app