LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Amerikës tha se ishte gati ta përjashtonte një futbollist nga Kupa e Botës, zbulohet emri i  yllit amerikan që ka kishte shkaktuar probleme të mëdha

Trajneri i Amerikës tha se ishte gati ta përjashtonte një futbollist nga Kupa e Botës, zbulohet emri i  yllit amerikan që ka kishte shkaktuar probleme të mëdha

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin ndër Kombëtaret më simpatike në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Të drejtuar nga trajneri Gregg Berhalter, SHBA kaluan në 1/8 e finales, por që u eliminuan nga Holanda, përkundër që bën paraqitje shumë të mirë.

Por një problem i madh kishte ndodhur në kampin e amerikanëve dhe këtë e ka konfirmuar trajneri Gregg Berhalter, por pa përmendur emrin e futbollistit që e shkaktoi atë.


“Në këtë Botëror të fundit ne kishim një lojtar që nuk i përmbushi pritshmëritë brenda dhe jashtë fushës. Si punonjës, u ulëm së bashku për orë të tëra duke menduar se çfarë do të bënim me këtë lojtar. Ishim gati të rezervonim një biletë avioni për në shtëpi, ishte kaq ekstrem”, tha Berhalter.

Por ka qenë The Athletic që ka zbuluar se fjala është për yllin e Borussia Dortmund, Giovanni Reyna.

Megjithatë para se të merrnin një vendim për përjashtimin e tij, trajneri Berhalter e ka detyruar anësorin që të kërkojë falje para shokëve të ekipit kombëtar.

Reyna, i cili u shfaq i dëshpëruar në stërvitje dhe reagoi në mënyrë të papërshtatshme në sfidën ndaj Uellsit, kishte kërkuar falje shokëve të skuadrës.

“Gjëja tjetër që i thamë ishte se duhej t’i kërkonte falje grupit. Por ai duhet të thotë arsyen se pse po kërkon falje. Duhet të shkojë më thellë sesa thjesht ‘më falni djema'”, tha Berhalter.

Pas kërkim faljes nga Reyna nuk kishte më probleme dhe lojtari i Dortmund vazhdoi me Kombëtaren deri në 1/8 e finales. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Superkompjuteri ndryshon shanset e tetë ekipeve në Ligën e Kampionëve – tani ka një favorit të ri dhe një Real Madrid të ‘vdekur’

Superkompjuteri ndryshon shanset e tetë ekipeve në Ligën e Kampionëve – tani ka një favorit të ri dhe një Real Madrid të ‘vdekur’

Liga e Kampionëve
Formacionet zyrtare, Barcelona – Borussia Dortmund: Flick dhe Kovac duan fitore në përballjen e parë

Formacionet zyrtare, Barcelona – Borussia Dortmund: Flick dhe Kovac duan fitore në përballjen e parë

Liga e Kampionëve
Ancelotti komenton humbjen turpëruese të Real Madridit ndaj Arsenalit

Ancelotti komenton humbjen turpëruese të Real Madridit ndaj Arsenalit

Liga e Kampionëve
Brazili merr trajnerin e ri, hoqi dorë nga milionat në klub për të ardhur në kombëtare

Brazili merr trajnerin e ri, hoqi dorë nga milionat në klub për të ardhur në kombëtare

Përfaqësueset
“Një djalë i jashtëzakonshëm, luan kudo – edhe si portier po të na duhej!” - trajneri Dan Petrescu me fjalë të mëdha për Meriton Korenicën

“Një djalë i jashtëzakonshëm, luan kudo – edhe si portier po të na duhej!” - trajneri Dan Petrescu me fjalë të mëdha për Meriton Korenicën

Ligat tjera
“Jam në formën më të mirë të karrierës, ofertat nuk mungojnë”  – Muharrem Jashari flet për të gjitha nga Ukraina

“Jam në formën më të mirë të karrierës, ofertat nuk mungojnë”  – Muharrem Jashari flet për të gjitha nga Ukraina

Ligat tjera
Kalo në kategori