LAJMI I FUNDIT:

Trajko Veljanoski: Nuk do të ketë shumicë për ndryshimin e Kushtetutës

Trajko Veljanoski: Nuk do të ketë shumicë për ndryshimin e Kushtetutës

“Nuk keni dy të tretat e shumicës për ndryshim të Kushtetutës, dhe ju vetëm vazhdoni me procesin”, tha sot deputeti i OBRM-PDUKM-së Trajko Veljanovski, në seancën e Komisionit për çështje kushtetuese në Kuvend, ku debatohet për ndryshimet kushtetuese.

“Vullneti i shumicës së popullit që u shpreh përmes mosdaljes në referendum është imperativ për çdo deputet. Nuk kam mandat ta ndryshoj Kushtetutën, pasi është në kundërshtim me vendimin në referendum”, tha Veljanoski, i cili u duartrokit nga deputetët tjerë të partisë së tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më herët, Veljanoski tha se opozita, opinioni akademik dhe presidenti i shtetit kanë qenë të çkyçur nga bisedimet me Greqinë.


“Në vend të debateve publike, ka pasur negociata sekrete, në vend të konsensusit dhe bashkimit marrëveshja ka ndarë shoqërinë tonë”, tha Veljanoski.

Ai shtoi se për qeverinë më e rëndësishme ka qenë koha për marrëveshjen, se sa përmbajtja e saj.

Diskutimi në Komisionin për çështje kushtetuese për propozimin e qeverisë për ndryshim të Kushtetutës mund të zgjasë 10 ditë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori