Një fermer i ri nga Brazili është ngufatur gjatë dasmës, pasi një copë mishi i ka ngecur në fyt.

Aksidenti ka ndodhur në Campo Grando të shtunën, transmeton Telegrafi.


Mediat lokale raportojnë se Ricardo Lago Zaher (30) papritmas filloi të ngufatej gjatë darkës.

2 13

Autoambulanca ka mbërritur me shpejtësi, mjekët e kanë ‘ringjallur’ fatkeqin për gati një orë e gjysmë, por ai nuk ka mundur të shpëtojë.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Mediat braziliane raportojnë se në trup nuk ka pasur shenja dhune. /Telegrafi/