LAJMI I FUNDIT:

Trafikimi i qenieve njerëzore, Meta kërkon hetim, ndjekje penale dhe dënim për trafikantët

Trafikimi i qenieve njerëzore, Meta kërkon hetim, ndjekje penale dhe dënim për trafikantët

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kërkuar sot hetim, ndjekje penale dhe dënim për trafikantët edhe çdo zyrtar bashkëpunëtor të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore. 

Gjatë fjalës së tij në “Forumin e Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, Meta u shpreh se është shumë e rëndësishme që strukturat kriminale të goditen, shoqëruar kjo edhe me një fushatë ndërgjegjësimi në komunitetet më vulnerabël.

Meta ka shtuar se ishte i nderuar që mori pjesë në forum për të diskutuar dhe përcjellë mesazhe inkurajuese për të gjitha institucionet përgjegjëse për të shumëfishuar përpjekjet dhe nismat konkrete efikase në luftën ndaj trafikimit të qënieve njerëzore, nxjerrjen para drejtësisë të autorëve përgjegjës dhe marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave të trafikimit.


“Nevojitet përmirësim i koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme, sigurimi i identifikimit fillestar dhe referimi i menjëhershëm i viktimave apo viktimave të mundshme pranë shërbimeve përkatëse. Mbrojta e të drejtës së jetës dhe integritetit njerëzor është një mision që na përket të gjithëve!”, ka theksuar presidenti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori