Ka ndodhur. A duhet t’ia pranosh dhe të rrezikosh të ndahesh, apo ta mbash për vete? A është heshtja më e keqe se vetë akti?
Përgjigja e kësaj pyetjeje do t’ju tregojë se ç’është më mirë të veproni.
Të tregohet apo të heshtet?
Konstatoje tradhtinë
Më parë duhet ta kuptoni në vete faktin që në ndonjë moment keni vendosur të tradhtoni partnerin, pa marrë parasysh se sa tani jeni penduar dhe sa ju bren ndërgjegjja. Ballafaqohuni me vetveten dhe pranojani vetes (sa për fillim) atë që keni bërë, pa e qortuar veten dhe pa keqardhje.
Gjëja tjetër është se çka do të bëni me faktin të cilin ia keni pranuar vetvetes: që e keni tradhtuar partnerin.
Këshillë apo zgjidhje universale për situata të këtilla nuk ekzistojnë, sepse çdo individ është i ndryshëm, gjithashtu edhe vetë çiftet. Mos kërkoni këshillë nga miqtë apo nga personat e afërt, pa marrë parasysh se sa keni besim tek ta.
Nëse ndieni nevojë të madhe që t’ia pranoni partnerit tradhtinë, ndoshta më e rëndësishme është që të vendosni se përse dëshironi ta bëni atë: për shkak se ju bren shumë ndërgjegjja apo për shkak se konsideroni që lidhja juaj nënkupton sinqeritet absolut, transmeton Telegrafi.
Është e këshillueshme të pranohet se krizat në jetën e një çifti duhen “jetuar” e jo “evituar”. Çfarëdo që të ndodhë, duhen lënë hapur kanalet e komunikimit. Vetëm nëpërmjet tyre mund të përballohen konfliktet, ndryshe ato janë shkatërruese..
Nuk ka dyshim që tradhtitë janë një realitet i vështirë për t‘u gëlltitur. Ato provokojnë plagë të rënda shpirtërore.
Fatkeqësisht nuk ka rregulla që vlejnë për të gjithë. Ka raste që tradhtia tejkalohet falë sinqeritetit, ka raste kur pikërisht ky i fundit shkatërron gjithçka. I takon vetë “tradhtarit” të vendosë nëse për jetën e tij të përbashkët është më e mirë heshtja apo e vërteta.
Lehtësim shpirtëror apo frustrim
Asnjë lidhje nuk është konstante, kurrë nuk e njohim mjaftueshëm partnerin që të jemi të liruar nga përjetimi i rrezikimit apo rrezikut të lidhjes. Mirëpo, kur e dimë që dashuria është e brishtë, nuk është keq ta dimë që mund të jetojmë edhe pa partnerin, si edhe ai pa ne, sepse nuk jemi në lidhje simbioze.
Besnikëria është zgjedhje. E zgjedhim edhe ne, por e zgjedh edhe partneri. Gjithmonë ekziston mundësia që të mos e zgjedhim besnikërinë – konstatojnë psikologët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Rregullat e Bontonit të cilat të gjithë njerëzit duhet t’i dinë

Ata janë një hap përpara të tjerëve, shenjat e zodiakut që janë të pamundura për t'u manipuluar
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit