Tottenham Hotspur e ka thelluar epërsinë kundër Real Madridit në Wembley.

Edhe në gjysmën e dytë, skuadra nikoqire ka arritur që të shënojë në portën e kampionit në fuqi të Ligës së Kampionëve.


Ata ia dolën t’i shënonin dy gola duke e ngritur epërsinë në 3-0 për vendasit.

Fillimisht, ishte Dele Alli që e realizoi golin e dytë personal (56’).

Christian Eriksen ishte futbollisti që e shënoi golin e tretë për Tottenhamin (65'). /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6799ks

telegrafi sport app