Site icon Telegrafi

Tottenhami pranon ta shesë Harry Kane, por vetëm me një kusht

Tottenhami është i gatshëm të shesë Harry Kane këtë verë.

The Times thotë se Spurs dëshirojnë një pagesë paraprake prej 115 milionë eurosh nga skuadra që i do shërbimet e anglezit.

Manchester United është një destinacion i mundshëm për Kane, por Spurs janë të etur që të mos i shesin një rivali vendas.

Lexo po ashtu Unitedi i do shërbimet e tij nga sezoni i ardhshëm, por Tottenhami kërkon shumë para për Harry Kane

Klubi i Londrës veriore shpreson se refuzimi i një oferte të përbërë nga këste do të pengojë United nga ndjekja e një lëvizjeje për sulmuesin.

Kane ka pak më shumë se një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me Tottenhamin.

Këta të fundit janë të vetëdijshëm se United nuk dëshiron të përfshihet në negociata të gjata pasi mund të vonojë planet e tyre për të përmirësuar sulmin e Erik ten Hag.

Lexo po ashtu Tottenham nuk do shitjen e Harry Kane në Ligën Premier

Në vitin 2021 Tottenham refuzoi një ofertë me vlerë 95 milionë euro, duke u rritur në 110 milionë euro për Kane.

Bayern Munich dhe Real Madrid gjithashtu janë lidhur me një lëvizje për kapitenin e Anglisë.

Megjithatë, Tottenham mendon se Kane do të dëshironte të qëndronte në Angli dhe të thyente rekordin e Alan Shearer prej 260 golave ​​në Ligën Premier, derisa aktualisht ka 204 sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version