Xhiroja e parë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve nuk zhgënjeu, duke sjellë emocione dhe befasira të mëdha.

Qarabag shkroi historinë në Lisbonë duke përmbysur Benfican, ndërsa Tottenhami mori një fitore minimale ndaj Villarrealit.


Azerët realizuan një nga surprizat më të mëdha të mbrëmjes, duke regjistruar tri pikët e para në këtë garë elitar.


Benfica dukej e sigurt drejt fitores, pasi pas vetëm 16 minutash kryesonte 2-0 me golat e Enzo Barrenecheas dhe Vangelis Pavlidisit.

Por skuadra azere reagoi fuqishëm, duke përmbysur gjithçka me golat e Leandro Andrade (30’), Camilo Duran (48’) dhe Oleksij Kaschuk (86’).

Ndërkohë, Tottenhami e nisi me këmbë të mbarë edicionin, duke fituar 1-0 në Londër ndaj Villarrealit.


Fitorja u vulos që në minutën e katërt, kur portieri mysafir Luiz Junior gaboi fatalisht dhe dërgoi topin në portën e tij, duke i dhuruar “Spurs” tri pikë të vlefshme. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app