Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në një takim me grupe të ndryshme të interesit, tha se ka një plan me 17 pika dhe 55 zotime, por më kryesori është krijimi i fondit prej 2 milionë eurove, i cili do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që kanë ide për zhvillimin e biznesit.
Pretendenti për të parin e Prizrenit theksoi se ka në plan edhe për të rinjtë, e po ashtu edhe për kulturën, pasi që Prizreni ka traditë të lartë kulturore.
Totaj tha se PDK ka treguar se di t’i mbajë premtimet që ai ka në program.
“Për zhvillimin e biznesit dhe punësimit kemi plane konkrete. Planifikojmë të krijojmë një fond prej dy milionë euro për zhvillim të biznesit dhe përkrahje të zhvillimit të bizneseve të vogla dhe të mesme, sidomos me ide që vijnë nga të rinjtë dhe gra, pasi që idetë më të mira vijnë nga rinia. Kemi në plan të funksionalizojmë Parkun e biznesit dhe kemi planet për zhvillim të agrobizneseve në periferi, pasi Kosova ka përparësi për zhvillim dhe do të kemi rritje të subvencioneve për 30 për qind”, ka thënë ai.
Ai tha se do të ketë edhe investime për sport dhe rini, ku do të rregullohet edhe stadiumi i Lirisë.
Ndërsa kryetari i PDK-së Kadri Veseli tha se do të vazhdojnë të jenë afër bizneseve, sportistëve, artistëve me kryetarin e ardhshëm Shaqir Totaj, ndërsa do të fokusohen në zhvillim ekonomik që të mos i lënë rininë të dalin jashtë vendit.
“Shumë më lehtë është kur flet me njerëz të biznesit, pasi që ka më shumë optimizëm, pasi njerëzit e artit, kulturës, biznesit kanë ide dhe mundohen për të mirën e vendit. Sot është koha për të gjithë ne që të bëjmë diçka më të mirë për gjithë vendin. Patriotizmi sot nuk është më siç ka qenë në kohën e Serbisë, vetëm me u munduar me treguar se jem shqiptar, të jem më konkret. Sot patriotizëm është me u munduar me u treguar më qytetar, me u munduar me u treguar më punëtor, me u munduar me u treguar më respektues i ligjit, me u treguar me kontribuuar më tepër për vendin tënd, duke zhvilluar veçanërisht vendin, duke krijuar perspektivë, duke prodhuar dhe në të njëjtën kohë duke arritur për të punësuar sa më shumë njerëz, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat”, ka thënë Veseli.
Veseli tha se duke qenë se PDK do t’iu japë përparësi grave dhe të rinjve, në qeverisjen e Shaqir Totajt, 50 për qind e udhëheqjes do të jenë gra dhe të rinj.
Kreu i PDK-së shtoi se nuk do të mungojë përkrahja ndaj fermerëve duke rritur subvencionet dhe se Prizreni do të jetë lokomotiva e transformimit ekonomik, kulturor e shpirtëror.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

G-Bani nuk i ndahet Gjestit: Mua pse më zgjodhe?

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe