Tortë e mrekullueshme nga çokollata, e cila përgatitet shpejt

Ju nevojiten vetëm tre përbërës Përbërësit:- 28 biskota Oreo;- 1 lugë pluhur për ëmbëlsira;- 1 filxhan qumësht (245ml);- pak vaj.
Përgatitja:
Ndani gjysmën e biskotave Oreo dhe në një enë të veçantë gërryeni kremin midis tyre.
Gjysmën qiteni në një qese me zinxhir dhe shtypni me çekiç apo okllai për brumë.
Biskotat e grimcuara përzieni me pluhurin e ëmbëlsirave.
Qitni qumështin dhe përzieni derisa të bëhet tretje e njëtrajtshme. Pastaj në tretje përzieni kremin nga biskotat Oreo dhe përzieni derisa të shkrihen.
Tretjen qiteni në një enë, fundin e së cilës e keni bërë me vaj dhe e keni mbuluar me letër për pjekje.
Në shporet futeni një tavë, ndërkaq enën futeni në të. Enën mbulojeni me kapak. Zieni në zjarr të lehtë 40 minuta.
Me pirun sigurohuni a është e gatshme ëmbëlsira. Lëreni që të ftohet.
Qitni sipër çokollatën e shkrirë.
Zbukurojeni sipas dëshirës dhe shërbejeni, - transmeton Telegrafi.


















































