LAJMI I FUNDIT:

Top ylli i Manchester Cityt refuzon kontratën e re dhe po kërkon largimin

Top ylli i Manchester Cityt refuzon kontratën e re dhe po kërkon largimin

Julian Alvarez po kërkon largimin nga Manchester City pasi ka refuzuar një kontratë katër vjeçare nga kampioni aktual i Ligës Premier.

Siç raporton El Chiringuito, Alvarez ka hedhur poshtë mundësinë e rinovimit të kontratës me ‘Qytetarët’ dhe po kërkon një aventurë të re.

Që të dyja Chelsea dhe Paris Saint-Germaini besohet se janë të interesuara për fituesin e Kupës së Botës, por duhet të paguajnë të paktën 70 milionë euro që ta bindin Cityn ta lejojë largimin e tij.


Humbja e Alvarez do të ishte një goditje e madhe për City. Ndonëse ai nuk ka qenë një yll me emër si Haaland ose Kevin De Bruyne, reprezentuesi argjentinas ka luajtur një rol të rëndësishëm nën urdhrat e Pep Guardiolës.

Man City nis punën duke ‘hequr qafe’ lojtarin të cilin Guardiola nuk e do më në ekipin e tij
Lexo po ashtu Man City nis punën duke ‘hequr qafe’ lojtarin të cilin Guardiola nuk e do më në ekipin e tij

Ndikimi i tij si zëvendësues ose në mungesë të norvegjezit, e ka ndihmuar Cityn që të dominojë Ligën Premier që nga arritja e tij në vitin 2022.

Në moshën 24-vjeçare Alvarez është fitues i Kupës së Botës, Copa Americas, Ligës Premier, Ligës së Kampionëve, Kupës FA dhe Kupës së Ligës.

Momentalisht ai është lidhur me një kontratë tek City deri në vitin 2028 dhe sipas gjitha gjasave do të jetë pjesë e tyre në turneun parasezonal në Amerikë, në pritje se cili do të jetë fati i tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet kërkesa e rëndësishme e Ancelottit të cilën Real Madridi ia refuzoi vazhdimisht

Zbulohet kërkesa e rëndësishme e Ancelottit të cilën Real Madridi ia refuzoi vazhdimisht

La Liga
Interi pret që një lojtar shumë i rëndësishëm të kthehet në kohë për Barcelonën

Interi pret që një lojtar shumë i rëndësishëm të kthehet në kohë për Barcelonën

Liga e Kampionëve

"Është thjesht e destinuar" - Roy Keane parashikon finalen e madhe të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Liverpooli i vendos në shitje tre lojtarë menjëherë pasi siguruan titullin kampion

Liverpooli i vendos në shitje tre lojtarë menjëherë pasi siguruan titullin kampion

Premier League
Shokon Real Madridi, synohet shitja e yllit të klubit në verë

Shokon Real Madridi, synohet shitja e yllit të klubit në verë

La Liga
Dita e ndeshjes: Arsenali pret PSG-në në sfidën e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve

Dita e ndeshjes: Arsenali pret PSG-në në sfidën e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori