Fituesi i Kupës së Botës me Italinë, Luca Toni, që ka luajtur edhe për klube të njohura si Bayern Munich dhe Juventus, ka thënë se Romelu Lukaku është një sulmues më i plotësuar se sa Cristiano Ronaldo.

Në moshën 36 vjeç, Ronaldo ka shënuar 25 gola në Serie A në 27 ndeshje për Juventusin deri më tani këtë sezon.


Ndërkohë, Lukaku mbush 27 vjeç këtë muaj ka shënuar 21 gola në 29 paraqitje të Serie A.

c3255781d37a5a22ccfaa5df02e8634b

"Lukaku është vendimtar për ekipin e tij edhe kur nuk shënon gola, por CR7 është gjithmonë i klasit botëror".

"Në këtë moment në kohë, unë e shoh Lukakun si një sulmues më të kompletuar se Ronaldo, veçanërisht duke marrë parasysh se ai është gjithashtu më i ri", ka thënë Toni./Telegrafi/

telegrafi sport app