Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, e ka cilësuar Cristiano Ronaldon si lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur, ndërkohë që e ka zgjedhur formacionin e ëndrrave me bashkëlojtarët gjatë karrierës së tij.
Duke folur pranë vëllait të tij në Einfach Mal Luppen, 30-vjeçari e ka përfshirë superyllin portugez në formacionin 3-2-2-3, ku bënin pjesë lojtarët nga Real Madridi (pesë), Bayern Munichu (katër) dhe Bayer Leverkuseni (dy).
Në portë ndodhet Manuel Neuer, kurse mbrojtjen e përbëjnë Stefan Reinartz, Gonzalo Castro dhe Sergio Ramos, të cilin Kroos e ka quajtur mbrojtësin më të mirë në histori.
Së bashku me gjermanin, në mesfushë ndodhet bashkëlojtari te Gjermania, Joshua Kimmich dhe dyshja e Realit, Casemiro dhe Luka Modric.
Krahas CR7, me të cilin ka luajtur katër sezone te Los Blancos, në sulm ndodhen edhe Miroslav Klose dhe Thomas Muller. /Telegrafi/