LAJMI I FUNDIT:

Tommy Dorfman ka njoftuar se është fejuar me një femër

Tommy Dorfman ka njoftuar se është fejuar me një femër
(Foto: Instagram/tommy.dorfman)

Ylli i serialit “13 Reasons Why”, Tommy Dorfman, ka bërë të ditur se është fejuar me një femër duke thënë se e ka takuar personin me të cilin do ta kalojë pjesën tjetër të jetës.

Në shkurt të këtij viti u mësua se 30-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, Peter Zurkuhlen, ishin ndarë pas pesë vitesh martesë.

Tommy, e cila është deklaruar si ‘transgrua’ në korrik të vitit 2021, shpjegoi se tranzicioni “ishte çlirues dhe sqarues” për të.


Në një podcast, Dorfman shpjegoi se e kuptoi se ishte e interesuar për gratë “në një mënyrë që ajo nuk e kishte ditur që nga shkolla e mesme” dhe se si ishte një gjë e pashpjegueshme dhe e paeksploruar për të.

“Mendova: ‘Ky është viti që do të dal në takime me vajza dhe nuk do të turpërohem për këtë’”, kishte thënë ajo.

Tommy pranoi se kishte ‘frikë’ të pranonte se ishte tërhequr nga femrat për shkak të ‘marrëdhënieve të sigurta’ që ka me gratë në jetën e saj.

(Foto: Instagram/tommy.dorfman)

“Për shkak se ato mendonin për mua si një burrë homoseksual, më thanë se ndiheshin të sigurta rreth meje. Dhe pastaj krejt papritur, unë kaloj dhe bëhem më pak e sigurt, ndoshta”, ka shpjeguar aktorja. ajo.

Tommy ka thënë se e fejuara e saj – të cilën nuk e ka identifikuar – ishte femra e parë me të cilën kishte qenë për një kohë shumë të gjatë, duke e përshkruar përvojën si “shumë afirmuese”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina
Kalo në kategori