Tola të hënën niset drejt Moskës

Ministri Turku u uroi suksese në këtë ngjarje të madhe të muzikës. Tepër e ndrojtur, këngëtarja e re Kejsi Tola, shprehu kënaqësinë e saj për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurosong.
“Kam punuar shumë fort dhe shpresoj se do bëj një përfaqësim dinjitoz të vendit tim në Moskë”, tha këngëtarja.
Kejsi Tola do të këndojë në gjuhën angleze këngën me autorë Edmond Zhulalin dhe Agim Doçin, “Merrmë në ëndërr. Ajo do të shoqërohet nga dy këngëtare dhe dy balerinë.
Grupi shqiptar do të niset për në Moskë në datën 4 maj. Festivali Evropian i Këngës do të fillojë në datën 12 maj për të vazhduar më pas në datat 14 dhe 16 maj. /Panorama/Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/05/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































