LAJMI I FUNDIT:

Tjetër transferim duke ndodhur – Arsenali arrin marrëveshje me Ajaxin për Jurrien Timber

Tjetër transferim duke ndodhur – Arsenali arrin marrëveshje me Ajaxin për Jurrien Timber
(Foto: Getty Images)

Arsenali është shumë pranë transferimit të Jurrien Timber nga Ajaxi për një shumë totale prej 47 milionë eurosh.

De Telegraaf raporton se dy klubet kanë arritur marrëveshje verbale për pakon e transferimit të mbrojtësit qendror që është 42 milionë euro (shumë fikse) dhe pesë milionë të tjera në formë shtesash.

Lojtari ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Topçinjtë më herët, mirëpo klubi holandez i kishte refuzuar dy oferta nga klubi anglez. Por, tani duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët.


Arsenali bën një ofertë të përmirësuar për Jurrien Timber
Lexo po ashtu Arsenali bën një ofertë të përmirësuar për Jurrien Timber

Mikel Arteta është duke e përforcuar dukshëm skuadrën këtë verë me qëllimin për të sfiduar seriozisht për tituj në edicionin e ri.

Ai tashmë e ka transferuar Kai Havertz nga Chelsea, derisa është në garë të fortë për Declan Rice (West Ham United). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori