Eurodeputeti austriak Lukas Mandl, në një intervistë për Telegrafin ka folur për gjendjen aktuale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe çështjen e Asociacionit.
Mandl tha se kjo çështje duhet trajtuar me kujdes, duke shmangur gabimet e kaluara dhe duke kërkuar zgjidhje praktike që të mos kërcënojnë integritetin e Kosovës.
Eurodeputeti vuri në dukje se pyetja kryesore nuk duhet të jetë ‘nëse’ do të zbatohet Asociacioni, por ‘si’ do të krijohet, strukturohet dhe funksionojë në praktikë.
Ai krahasoi situatën me dy shembuj të ndryshëm: Republika Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Tirolin e Jugut në Itali.
“Republika Srpska është një shembull i keq. Ajo nuk është një republikë, por një rajon që duhet të kontribuojë në shtet për të mirën e përbashkët. Megjithatë, ajo vepron në mënyrë të kundërt, duke e dobësuar shtetin dhe duke kërcënuar paqen,” tha Mandl.
Ai e përmendi Tirolin e Jugut si një shembull të suksesshëm, ku një zgjidhje e arsyeshme ka sjellë stabilitet dhe bashkëpunim.
“Jam i sigurt se një plan i arsyeshëm, ndoshta duke përfshirë një afat kohor, do të jetë ura për një të ardhme më të mirë për banorët e veriut të Kosovës, për Ballkanin Perëndimor dhe për Evropën në tërësi,” shtoi ai.
Mandl shprehu shpresa për rolin e Peter Sørensen, i dërguar i ri i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë Serbi.
“Kam pritur gjithmonë që një Përfaqësues i Posaçëm i BE-së të udhëtojë vazhdimisht midis Prishtinës, Beogradit dhe Brukselit, duke ndërtuar një dialog të vazhdueshëm jo vetëm me zyrtarët, por edhe me shoqërinë civile, bizneset dhe akademinë,” tha Mandl.
Ai beson se kjo qasje mund të ndihmojë në rritjen e besimit dhe në arritjen e rezultateve konkrete.
“Pres që Ballkani Perëndimor dhe dialogu Kosovë-Serbi të jenë në agjendën e Presidentes së Komisionit Evropian. Kjo është një nga çështjet që do të ndikojnë në fatin e Evropës,” shtoi ai.
Duke folur për rolin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, eurodeputeti Mandl shprehu besim se ajo mund të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kaja Kallas ka përjetuar personalisht autoritarizmin dhe ka një ndjesi të thellë për sjelljen agresive dhe qëndrimet e papajtueshme. Kjo do të ndihmojë BE-në të mos lejojë të manipulohet si në të kaluarën,” tha Mandl.
Sipas tij, Kallas, si një mbështetëse e fortë e integrimit euroatlantik të Kosovës, mund të luajë një rol kyç në sigurimin e një qasjeje më të drejtë dhe më të qëndrueshme ndaj dialogut.
Mandl theksoi se për të arritur paqe dhe stabilitet në rajon, është e nevojshme që të dyja palët të tregojnë fleksibilitet dhe të fokusohen në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.
Ai beson se me mbështetjen e BE-së dhe qasjen e duhur, Kosova dhe Serbia mund të gjejnë një rrugë përpara që të sjellë përfitime për të gjithë qytetarët e rajonit.
Çështja e Asociacionit
Për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje qysh në vitin 2013, por Kosova nuk e zbatoi atë, nga frika se mund të ndikonte në funksionalitetin e shtetit.
Në vitin 2023, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, arritën edhe atë që njihet si Marrëveshja Bazë, e cila, përveç një niveli të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, kërkon nga palët që ta respektojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të njëra-tjetrës, si dhe t’i njohin dokumentet dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës.
Serbia, në disa raste, është shprehur kundër saj dhe, sipas Kurtit, Vuçiq ka refuzuar ta nënshkruajë atë.
Duke folur së voni, Kurti tha se Asociacioni nuk duhet të vendoset në qendër të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, Marrëveshja Bazë, e cila e adreson edhe çështjen e Asociacionit, duhet të zbatohet tërësisht.
“Unë besoj që duhet të përqendrohemi te Marrëveshja Bazë. Neni 7 flet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb. Le të adresohet aty”, kishte deklaruar Kurti.
Bashkësia ndërkombëtare ka hartuar një draft-statut për këtë asociacion dhe ka kërkuar nga Kosova që ta dërgojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese – gjë të cilën Kosova nuk e ka bërë.
Tiroli Jugor / Historik
Tiroli Jugor, një rajon autonom në Italinë veriore, përbëhet nga dy provinca: Trento, ku jetojnë kryesisht folës të gjuhës italiane, dhe Tiroli Jugor, ku shumica e popullsisë flet gjermanisht.
Ky rajon ka një histori të pasur dhe të ndërlikuar, e lidhur ngushtë me luftërat, negociatat dhe kërkimin e autonomisë.
Tiroli Jugor ishte pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze deri në vitin 1919, kur u aneksua nga Italia pas Luftës së Parë Botërore. Nga viti 1919 deri në vitin 1947, rajoni quhej Venecia Tridentina. Kjo zonë, me një sipërfaqe prej 13,619 km², është krejtësisht malore dhe përfshin pjesë të Dolomiteve dhe Alpeve Jugore. Kufizohet në veri me Austrinë, në perëndim me rajonin e Lombardisë dhe në jug me Veneton.
Pas kapitullimit të Italisë në vitin 1943, Tiroli Jugor u pushtua nga Gjermania Naziste dhe u administrua nga ajo deri në fund të luftës në vitin 1945. Pas luftës, sundimi italian u rivendos, por kjo nuk i kënaqi as popullsinë gjermanishtfolëse, as qeverinë austriake.
Në vitin 1946, gjatë miratimit të kushtetutës së re italiane, Italia dhe Austria arritën një marrëveshje për t’i dhënë Tirolit Jugor një autonomi të konsiderueshme. Kushtetuta hyri në fuqi në vitin 1947, duke njohur si gjuhë zyrtare gjermanishten dhe italishten dhe duke lejuar përdorimin e gjuhës gjermane në shkolla. Megjithatë, kjo marrëveshje nuk i kënaqi plotësisht as popullsinë gjermanishtfolëse, as Austrinë, duke çuar në tensione të vazhdueshme.
Në vitin 1960, çështja e Tirolit Jugor u soll para Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Një raund i ri negociatash u zhvillua në vitin 1961, pasi separatistët filluan të organizonin veprime të dhunshme. Më në fund, në vitin 1971, u arrit një marrëveshje që parashikonte zgjidhjen e kontradiktave në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Marrëveshja përfshinte autonomi më të gjera për rajonin dhe një angazhim që Austria të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Tirolit Jugor.
Kjo marrëveshje solli qetësi dhe uli tensionet separatiste.
Pozita e Tirolit Jugor u përmirësua ndjeshëm me hyrjen e Austrisë në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 1995. Ky hap lehtësoi bashkëpunimin ndër-kufitar dhe forcoi marrëdhëniet ekonomike dhe kulturore midis Tirolit Jugor dhe Austrisë.
Tiroli Jugor është një shembull i suksesshëm i zgjidhjes së konflikteve etnike dhe kulturore përmes autonomisë dhe negociatave.
Historia e tij tregon se, edhe pse rruga drejt paqes dhe stabilitetit mund të jetë e ndërlikuar, zgjidhjet e qëndrueshme janë të mundshme kur palët janë të gatshme të bashkëpunojnë dhe të respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë – gjykata jep detaje
MPB: Kallëzim penal ndaj 20 vjeçarit nga Shkupi, i është gjetur armë dhe municion
Gjykata Kushtetuese: Nuk ka diskriminim në vendimin për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës, Erolld Musliu
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin