LAJMI I FUNDIT:

Tirana bëhet edhe me kryetarin e natës

Tirana bëhet edhe me kryetarin e natës

Brihen Fejzullahi është emëruar nga kryebashkiaku Veliaj “Kryetari i Natës” për Tiranën, i cili do të merret me organizimin e aktiviteteve në orët e vona.

Në këtë mënyrë, Tirana radhitet midis pesë qyteteve të Europës që kanë një kryetar bashkie për natën, duke garantuar aktivitete të shumta kulturore për qytetarët.

Prezantimi i tij u bë në ambientet e Piramidës, e cila prej pasdites së sotme do të funksionojë si një Qendër Kulturore e hapur 24 orë për publikun, shkruan Ora News.


“Deri sot çdo gjë është bërë në mënyrë sporadike. Është një qytet që merr frymë, por siç e shohim ne nuk jeton natën. Bëhet në rang personal por jo në rang qyteti. Kam jetuar 10 vite jashtë dhe jam kthyer sepse kam bindjen që ky vend bëhet”, tha Fejzullahi.

“Titulli është shumë i fortë dhe pastaj ta marrësh mikrofonin pas lali Erit e di si është? Do mundohemi të bëjmë më të mirën për atë çfarë na është caktuar të bëjmë”.

“I themi të gjithë qytetaëve të Tiranës dhe sidomos të rinjve ti kthehemi një qyteti që jeton gjatë gjithë kohës dhe ta bëjmë Tiranën qytetin e ëndrrave tona. Një duartrokitje për gjithë skuadrën e kryetarit të natës, të cilët kanë një kalendar gjatë gjithë vitit, kështu që do të shihemi shumë shpesh”, tha Veliaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori