Tiramisu me dredhëza: Deserti më i mirë freskues i cili përgatitet shpejt!

Kombinimi krematoz i biskotave dhe pemëve askënd nuk do ta lërë indiferent Përbërësit:- 400 g dredhëza të prera, - 100 ml lëng portokalli apo molle, - 30 g sheqer pluhur, - 450 g biskota (gurabija të ëmbla), - 10 g djathë mascarpone, - 100 g krem.Përgatitja:
Përzieni në blender 150 g dredhëza, lëngun e portokallit dhe të mollëve dhe 2 lugë sheqer pluhur derisa të bëhet përbërja e lëmuar. Ndani dy lugë të asaj përbërjeje.
Biskotat vendosni në një pjatë të madhe dhe qitni pjesën e mbetur të përbërjes.
Djathin mascarpone dhe sheqerin e mbetur pluhur bashkoni në një tepsi të madhe.
Përzieni kremin e tundur. Vendosni një radhë biskota, një radhë krem nga mascarpone dhe një radhë dredhëza.
Në maje qitni pjesën e ndarë të përbërjes.
Ju bëftë mirë! - transmeton Telegrafi.

















































