Sipas dokumentit të siguruar nga Transparency International - Maqedonia (TIM), Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është financuar nga disa ndërmarrje publike.

Në dokumentin zyrtar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSPK) dërguar TIM-së, për vitin 2016 figuron se kompanitë publike Posta e Maqedonisë, Aeroportet e Maqedonisë dhe Hekurudhat e Maqedonisë, kanë financuar këtë parti politike, diçka që është e jashtëligjshme.


KSPK-ja tashmë e ka njoftuar Prokurorinë Publike nën dyshimin e keqpërdorimit të mjeteve buxhetore.

Ky veprim është në kundërshtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe me Ligjin për financimin e partive politike./Telegrafi/

BDI Doc1

BDI Doc 2