LAJMI I FUNDIT:

TikTok është shkarkuar në nivel global më se dy miliardë herë

TikTok është shkarkuar në nivel global më se dy miliardë herë

Duket se efekti i karantinës dhe varshmëria ndaj videove ku shfaqen njerëz duke vallëzuar, ka bërë që një platformë të dominojë në mesin e të tjerave.

Sensor Tower që merret me mbledhjen e të dhënave analitike të aplikacioneve, ka bërë të ditur se TikTok është shkarkuar më se dy miliardë herë në nivel global, transmeton Telegrafi.

“Aplikacioni më i shkarkuar ndonjëherë në një çerek viti”, është thënë për TikTok, pasi në tre muajt e parë të vitit 2020 është shkarkuar 315 milionë herë.


Ky pretendim, se është bërë aplikacioni më i shkarkuar brenda kësaj periudhe, nuk është ende zyrtar, pasi duhur mbledhur të dhëna edhe me kompani tjera.

Mirëpo, çfarë dihet sigurt, është se në dy muajt e fundit në TikTok janë shkarkuar më së shumti video se në muajt tjerë të vitit, derisa shikueshmëria ka qenë shumëfish më e madhe.

Situata si pasojë e coronavirusit, ku njerëzit duhet të qëndrojnë mbyllur në shtëpi, ka ndikuar që shikueshmëria të rritet, por edhe që përdoruesit të bëhen kreativ dhe të krijojnë video vet.

India dhe Kina prijnë me më së shumti shkarkime të TikTok, derisa Shtetet e Bashkuara ndodhen në pozitën e tretë me 165 milionë.

ByteDance është kompania që e ka në pronësi TikTok, që është vlerësuar me 80 miliardë euro. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Kalo në kategori