LAJMI I FUNDIT:

Tifozët që planifikojnë të shkojnë në Katar për Kupën e Botës, marrin një paralajmërim të ashpër

Tifozët që planifikojnë të shkojnë në Katar për Kupën e Botës, marrin një paralajmërim të ashpër

Tifozët që udhëtojnë në Kupën e Botës të këtij muaji duhet të kenë parasysh kulturën e Katarit, ka paralajmëruar policia.

Këshilla e fundit e Ministrisë së Jashtme për mbi 3000 mbështetësit e Anglisë që planifikojnë një udhëtim në shtetin islamik është se asnjëri prej tyre nuk duhet të mbajnë duart në publik, qoftë edhe nëse janë çift.

Por, ndërkohë që 15 “oficerë angazhimi” të policisë speciale të Mbretërisë së Bashkuar do të veprojnë si një mbrojtës midis tifozëve dhe forcave lokale potencialisht tejet të zellshme në përpjekje për të “de-përshkallëzuar” çështjet, mbështetësit janë nxitur të shmangin provokimin e autoriteteve të Katarit.


Tifozëve u është thënë të shmangin mbajtjen për dore në Katar

Katari ka tërhequr policë shtesë nga Turqia dhe Pakistani për të ndihmuar në kontrollin e Kupës së Botës.

Dhe shefi i policisë së Cheshire, Mark Roberts deklaroi: “Oficerët tanë do të jenë aty për t’u përpjekur të angazhohen dhe qetësojnë gjërat nëse është e nevojshme”.

“Ne nuk jemi polici morale dhe nuk do t’u themi njerëzve të mos protestojnë. Kjo është një çështje e zbatimit lokal. Ne duam vetëm të kujdesemi për mbështetësit”.

“Gjëja e fundit që duam është që dikush të shkaktojë fyerje pa dashje, kështu që nëse shohim se ka diçka që mund të shkaktojë problem, ne mund të shkojmë dhe të përpiqemi të de-përshkallëzojmë situatën”.

Mbështetësit u është kërkuar të mos provokojnë autoritetet e Katarit

“Ne e dimë se tifozët e Anglisë kanë dalë shpesh në një shesh dhe kanë pirë, por kjo nuk është në të vërtetë një opsion, sepse ju nuk duhet ta bëni atë në Katar”.

“Nëse keni 2000 tifozë në një vend, madje edhe në Mbretërinë e Bashkuar, do të vinte policia dhe ndonjëherë kur Anglia ka luajtur jashtë vendit, tifozët tanë kanë nxitur pak”.

“Ne thjesht duam ta shmangim atë. Nuk do t’u them tifozëve se çfarë të bëjnë, por Katari është një vend i qetë”.

“Ti thjesht nuk dëgjon të bërtiturat. Ju nuk shihni konfrontim, ata priren të jenë njerëz shumë të sjellshëm. Potenciali për një keqkuptim është ndoshta më i madh. Por, ndërsa ka nivele shumë të ulëta krimi në Katar, ka nivele shumë të larta të kamerave në krahasim me këtu, kështu që shanset për të kryer diçka dhe për t’u larguar nga ajo janë të papërfillshme”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori