Futbolldashësit kanë mbetur të habitur me vendimet e mbrëmshme të gjyqtarit skocez Craig Thomson.

Ky i fundit ndau drejtësinë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve mes Dinamo Kievit dhe Besitkasit.


Në një ndeshje ku fitorja për ukrainasit nuk do të thotë asgjë, ndërsa për Besiktasin për të kaluar në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, Thomson ka dëmtuar rëndë klubin turk, transmeton Telegrafi.

Në kohën kur Dinamo kishte epërsi prej 1:0, Thompson dha një penallti pas një ‘ndërhyrje’ të palejuar të Andreas Beckut (morri edhe karton të kuq) jashtë zonës së rreptësisë.

Kjo ka bërë që të frustrohen tifozët turk, të cilët e kanë kërcënuar me vdekje gjyqtarin, i cili tani po ruhet prej policisë skoceze.

Ndryshe, Besiktas pësoi humbje me rezultat 6-0 dhe është eliminuar prej ligës elitare evropiane për klube. /Telegrafi/

telegrafi sport app