Tifozët e Novi Pazarit me thirrje Albin Kurti dhe ‘vrite serbin’ iu kundërpërgjigjën atyre të Vojvodinës që brohoritën Ratko Mladic

Ndeshja e Superligës së Serbisë Novi Pazarit dhe Vojvodinës, ka sjell një ngjarje të pazakontë, në përballjen që u fitua nga vendasit 3-1.
Në stadiumet serbe pothuajse në çdo ndeshje ka thirrje anti-shqiptare, por sot ka ndodhur krejt e kundërta, ato kanë qenë kundër Serbisë.
Në atë që duhet të ishte një ndeshje e zakonshme futbolli, tifozët nga Vojvodina kanë thirrur emrin e kriminelit Ratko Mladic, gjë që i ka çmendur tifozët vendas.
Pra tifozët e Novi Pazarit ia kthyen duke e thirrur emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Megjithatë, tifozët vendas nuk janë ndalur vetëm duke përmendur emrin e Kurit, por kanë vijuar me thirrje “Vrite serbin”, si dhe “Republika e Sanxhakut”. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































