LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e një ekipi humbës janë në rrezik më të madh: Çfarë ndodh në trupin tonë kur shikojmë futboll

Tifozët e një ekipi humbës janë në rrezik më të madh: Çfarë ndodh në trupin tonë kur shikojmë futboll

Është duke u zhvilluar Kampionati Botëror i Futbollit, kështu që shumë prej nesh kalojnë orët e mbrëmjes duke parë ndeshjen dhe duke anuar për ekipin e preferuar

Është fakt që gjatë ndeshjes jeni shumë të tensionuar dhe nervozë, që prini gola dhe shfaqni emocione të mëdha.

Me këtë temë janë marrë edhe shkencëtarët me qëllimin që të zbulojnë se çfarë ndodh me organizmin tonë derisa shikojmë ndeshjen kërkojmë me çdo kusht që të fitojë ekipi i preferuar, transmeton Telegrafi.


Hulumtimin të cilin e kanë bërë ka çuar në përfundime interesante:

▪ Tifozët e ekipeve humbëse kanë 20 për qind shanse më të mëdha të pësojnë probleme me zemrën në ditën e ndeshjes.

▪ Ata të cilët anojnë për ekipin fitues kanë 20 për qind shanse më të vogla që t’u ndodhë sulm në zemër apo sulm në tru.

istockphoto

Hulumtimet e botuara në Journal of Sports Sciences zbuluan se sulmet kardiovaskulare mund të shkaktohen nga përpjekjet e mëdha mendore dhe emocionet e turbullta, të tilla si ne duke parë një ndeshje vendimtare.

Gjithashtu, meshkujt që konsumojnë alkool dhe produkte të duhanit gjatë lojës rrisin rrezikun e problemeve me zemrën atë ditë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori