Tifozët e Liverpoolit tallen me De Boerin pas shkarkimit (Video)
Interi ka shkarkuar sot (e martë) nga detyra e trajnerit Frank de Boerin.
Me të dal komunikata nga klubi italian, tifozët e Liverpoolit kanë filluar të bëjnë shaka me teknikun holandez.
E gjitha kjo pasi De Boer kishte thënë se nuk do të bënë gabimet që Jurgen Klopp i bëri kur mori përsipër klubin anglez.
“Mbaj mend se kur Klopp mori përsipër Liverpoolin në tetorin e kaluar, u përpoq menjëherë të imponojë stilin dhe intensitetin e tij të madh, ashtu siç ishte mësuar te Borussia Dortmundi”, ka thënë De Boer në javët e para kur u emërua trajner i Interit.
Më poshtë keni disa nga shakatë e Reds në Twitter. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























