Tifozët e Liverpoolit ankohen: A ishte kjo penallti?

Tifozët e Liverpoolit kanë kërkuan penallti pas një lojë me dorë të Andreas Christensen në zonë, por rregullat e reja dëshmojnë se gjyqtarja Stephanie Frappart mori vendimin e duhur.
Mbrojtësi danez bllokoi një goditje ambicioze mbi kokë nga Sadio Mane në finalen e Superkupës në Stamboll.
Tifozët në stadium bërtitën për penallti pasi topi u duk që e goditi dorën e 23-vjeçarit.
Por Frappart injoroi tifozët dhe lojtarët e Jurgen Klopp dhe vendosi për një goditje nga këndi.
https://twitter.com/paxtonspurs/status/1161717522430930944
Ligjet e lojës thonë se një penallti jepet nëse krahu i lojtarit shtrihet përtej një pozicioni natyror.
Përsëritja konfirmoi se zyrtarja franceze mori vendimin e duhur. Kjo nuk iu ka pëlqyer tifozëve të Liverpoolit që kërkonin penallti. /Telegrafi/






















































