LAJMI I FUNDIT:

Tifozët dhe Mourinho e duan shumë, Tottenham e ngrit ofertën për Vedat Muriqin

Tifozët dhe Mourinho e duan shumë, Tottenham e ngrit ofertën për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi pritet të largohet nga Fenerbahce gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi nga Kosova ishte shumë i kërkuar edhe në janar, por Fenerbahce nuk lejoi largimin e tij përkundër ofertave të shumta.

Lojtari mbetet objektivi kryesor i skuadrës së madhe angleze Tottenham Hotspur, pasi atë tani po e duan edhe tifozët londinez që e cilësojnë si ‘Diego Costa i ri’.


Edhe trajneri Jose Mourinho ka simpati të madhe për kosovarin, teksa Spurs ofruan 20 milionë euro në janar, por që kjo ofertë ishte refuzuar nga Fenerbahce.

Mediat angleze kanë raportuar se Spurs e kanë ngritur ofertën e tyre në 25 milionë euro për prizrenasin.

Fenerbahce duket se do ta lejoj largimin e tij, pasi që ka filluar të mendojë për zëvendësuesit ku ka kontaktuar kroatin Nikola Kalinic.

Gjithsesi Spurs nuk do ta kenë të lehtë afrimin e lojtarit, pasi për të ka shumë oferta.

Lazio, Napoli e Fiorentina e duan në Itali, ndërsa edhe Leicester City, Brighton e Aston Villa në Angli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Kalo në kategori